Një leksion i rëndësishëm i mësuar nga një amerikan!

New York, një djalë i ri hyn në një bankë.

I thotë oficerit të kredisë se ka nevojë të marrë hua një shumë prej 5000$ për të bërë një udhëtim dy javor në Europe.

Oficeri i kredisë i thotë se banka ka nevojë për një kolateral për kredinë.

Kështu, djaloshi i zgjat çelsat e Ferrarit të tij, të parkuar para bankës.

Oficeri i kredisë i jep atij 5000$.

Djaloshi ikën dhe oficeri i i kredisë, i kënaqur me rezultatin e punës së tij, merr Ferrarin dhe e parkon në garazhin e bankës.

Pas dy javësh kthehet djaloshi nga udhëtimi dhe paguan kredinë e tij, plus 26.92$ interes.

Oficeri i kredisë i thotë djaloshit, “Dua t’ju falenderoj që zgjodhët të bëni biznes me ne, por… jam kurioz. Ndërkohë që ju ishit me pushime unë bëra disa kërkime, dhe doli që ju jeni një multimilioner. Nuk e kuptoj pse e morët mundimin për të marrë hua 5000$, kur ju keni aq shumë para.”

Djaloshi përgjigjet, “Po ku tjetër në New York mund të parkoja Ferrarin tim me 2$/ditë dhe të pretendoja ta gjeja prapë kur të kthehesha?”

Thelbi ku dua të dal…

 

Tregohuni të zgjuar!

 

Gjithmonë përpiquni të nxirrni maksimumin nga paratë tuaja – pavarësisht se sa pak mund të jenë.

Që do të thotë.

Paratë që i keni fituar me aq shumë mundim, shpenzojini në mënyrë sa më TË MENÇUR!

Gjithmonë do ketë gjera xixëlluese nëpër vitrina që duan t’ju prishin mendjen, por kjo s’do të thotë që duhet t’i blini të gjitha.

Herën tjetër që do të kaloni para këtyre dyqaneve, ju rekomandoj diçka.

Mendoni një çast.

Ndaloni.

Mendoni, po mendoni.

Pastaj pyetni veten “Më nevojitet vërtet kjo gjë?”

“A do të më bëjë kjo gjë që të performoj më mirë?”

Apo “do të më shpërqëndrojë kjo gjë mua?”

Pra, edhe një herë!

Çështja është…

Mos merrni vendime irracionale blerjeje.

Shpenzoni para vetëm për gjëra të cilat do të përmirësojnë atë se çka ju po bëni.

Gjithësesi, kjo ishte gjithçka që kisha për sot.

Uroj të kaloni një ditë të këndshme.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s